Bento: Cristiano kundër Gjermanisë? S'e di
Për të tretën ditë rresht, Cristiano Ronaldo vijoi stërvitjen bashkë me skuadrën duke lënë plotësisht pas dëmtimin e pësuar gjatë pjesës së dytë të sezonit. Sulmuesi i Real Madrid u shoqërua gjithashtu edhe nga mesfushori Raul Meireles që rikthehet nga faza e rehabilitimit, ashtu si edhe mbrojtësi Pepe që pritet të zbresë në fushë për takimin e parë kundër Gjermanisë.

Në lidhje me situatën e dëmtimeve në skuadër ka folur edhe trajneri Paulo Bento.

"Dy prej tre lojtarëve që u përmendën po stërviten që prej tre ditësh. Nuk e di ende nëse do të luajnë sepse vendimin do ta marë në bazë të përgjigjeve që do të japin gjatë seancave stërvitore. Është shumë e vështirë të punosh kur nuk ke të gjithë grupin në dispozicion", ka thënë tekniku luzitan.

Në vijim të konferencës për shtyp, Bento përqëndrohet te gjendja e Cristiano Ronaldos ku mbështeten edhe shpresat më të mëdha të kombëtares luzitane: "Ajo që dua të di është se si do të reagojë fizikisht, prandaj nuk mund të flas konkretisht nëse ai do të zbresë në fushën e lojës kundër Gjermanisë".

Në fund, një koment edhe për ndeshjet e para të botërorit që do të jenë jetike për fatet e Portugalisë në këtë eveniment.

"Duhet të jemi shumë të përqëndruar për ta përgatitur sa më mirë ndeshjen e parë kundër Gjermanisë dhe më pas të mendojmë për sfidat e tjera. Mes dy ndeshjeve ka kohë të bollshme për të ndërtuar një strategji. Janë tre ekipe të ndryshme me disa ngjashmëri në sjelljet e tyre taktike, por ne do ta përgatisim çdo sfidë me të njëjtin përkushtim", përfundoi Paulo Bento. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2014, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori