Benzema befason me skuadrën e re
Sulmuesi francez është dëshirë e skuadrës së Paris Saint Germain.

Mediat në Francë raportojnë se PSG po synon freskim të fazës sulmuese i cili në sezonin tjetër mund të udhëhiqet nga Benzena, i cili do të luajë përkrah Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe.

Transferimi i Benzemas bën të kuptohet se Neymar po shkon drejt rikthimi te Barcelona.

Largimet tjera do të jenë edhe Mauro Icardi dhe Edinson Cavani.

Benzema është pjesë e Real Madrid që nga viti 2009, dhe në 338 paraqitje ka shënuar 162 gola
Shtuar më 21/04/2020, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori