Benzema dëmtohet në stërvitje
Karim Benzema
Karim Benzema është detyruar të lërë përgjysmë stërvitjen e paradites së sotme të kombëtares franceze për shkak të një goditjeje që ka marrë në kaviljen e këmbës së majtë.

Sipas të përditshmes franceze "France Football", sulmuesi i Real Madrid ka tentuar të përfundojë seancën stërvitore, por e ka pasur të pamundur.

Benzema është sulmuesi kryesor i Francës dhe trajneri Laurent Blanc kishte vendosur ta përdorte si titullar në ndeshjen e 2 shtatorit ndaj Shqipërisë.

Por tashmë duhen pritur analizat dhe të kuptohet nëse lojtari do të jetë i gatshëm për të luajtur. /albeu.com/
Shtuar më 31/08/2011, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori