Benzema: Do të shkojmë në finale
Karim Benzema
Sulmuesi i Real Madirdit, Karim Benzema ka thënë se klubi i tij edhe pse është në disavantazh kundër Barcelonës mund ta hesht atë në Camp Nou dhe kështu të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve.

Benzema gjithashtu ka thënë se sonte të gjithë do të shohim një Real tjetër, një Real i cili do të sulmoj nga minuta e parë.

"Ne do të sulmojmë për të shënuar gola. Unë do të bëj të njëjtën gjë gjithashtu".

"Unë besoj se sonte ne do të fitojmë dhe do të kualifikohemi në finale. Ne duhet të mbrohemi mirë dhe të shënojmë gola", tha Benzema për faqen zyrtare të klubit. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2011, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori