Benzema drejt Anglisë, Real piketon 2 zëvënduesit
Situata e Karim Benzema ka filluar të shqetësojë stafin teknik dhe drejtuesit më të lartë tek Real Madrid. Sulmuesi francez regjistron një mesatare një gol në çdo 326 minuta, dhe deri më tani ka shënuar dy gola në kampionat, këto të realizuara dy muaj më parë. Të gjendur në një situatë të tillë, tek Real Madrid po mendojnë mundësinë për të shitur francezin dhe tentuar ndryshimin në repartin e sulmit.

Në të njëjtën kohë në Angli bëjnë të ditur interesin e skuadrave të Premier League për Benzema që do t’i hapte më në fund derën kalimit të Agueros në "Santiago Bernabeu".

Sipas "Sunday People", janë Manchester United, Arsenal dhe Chelsea që kërkojnë shërbimet e numrit 9 të merengues. David Moyes ka bërë të ditur se ka para për të shpenzuar në merkaton e Janarit, Wenger i nevoitet një sulmues ndërsa Mourinho pavarësisht se ka në skuadër Torres, Etoo dhe Demba Ba dëshiron edhe francezin.

Ndërsa "The Guardian" shkon më tutje duke bërë të ditur se ospioni numër një i Realit për sulmin mbetet Sergio Aguero, që ka rinovuar me Cityn. Tjetër alternativë është edhe Falcao.

Një gjë mbetet e sigurtë, Benzema i ka orët e numëruara në "Santiago Bernabeu", kjo edhe për shkak të shpërthimit të të riut Morata, i cili shumë shpejt mund të zërë vendin në formacionin titullar. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori