Benzema drejt largimit, Zidane ka "pikasur" zëvendësuesin
Real Madridi thuhet se është futur në garë për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi i Arsenalit ka refuzuar të rinovojë kontratën aktuale, ndërsa i kanë mbetur edhe 12 muaj.

"France Fotball" raporton se Zinedine Zidane po mendon të gjejë zëvendësuesin e Karim Benzemas i cili pritet të largohet gjatë merkatos së verës.

"Los Blancos" janë të interesuar për transferimin e Aubameyangut, por vetëm nëse dështojnë të transferojnë Erling Haalandin apo Mauro Icardin.

Për gabonezin në garë është edhe Interi e Barcelona, ndërsa mund të ndodhë edhe shkëmbimi mes tyre për Lautaro Martinezin e Antoine Griezmannin.
Shtuar më 14/04/2020, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori