Benzema e sheh Realin më të fortë këtë vit
Karim Benzema
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, pas fitores së djeshme ndaj Lionit 0 me 2, në Ligën e Kampioneve, ka thënë se skuadra e tij në këtë edicion është shumë më e fortë se sezonin e kaluar.

Sipas tij, Real Madrid mund të arrijë shumë lart në të gjitha kompeticionet, raporton Kosovapress.

“Jemi përmirësuar mjaft shumë. Ne edhe sezonin e kaluar ishim të mirë, por tashmë jemi shumë më të mirë. Ne mund të shkojmë lartë. Ne do të vazhdojmë të luajmë më këtë formë dhe jemi duke u përmirësuar edhe më shumë”, është shprehu sulmuesi i kombëtares së gjelave, Karim Benzema. /albeu.com/


Shtuar më 03/11/2011, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori