Benzema i jep lamtumirën Realit: Krenar që vesha këtë fanellë
Karim Benzema ka falenderuar Real Madridn në "Twitter", ku duket se do t’i japë lamtumirën kampionëve të Europës.

"Unë kam veshur fanellën e Realit për herë të parë nëntë vjet më parë, falë presidentit, klubit, lojtarëve dhe trajnerëve që takova. Unë jam krenar për të mbrojtur këto ngjyra dhe unë gjithmonë do të jem përjetësisht mirënjohës ndaj Realit", shkroi sulmuesi francez.

Një deklaratë që nuk dihet ende se çfarë kuptimi ka prapa , "deklaratë dashurie" sociale e Benzemas, apo një lamtumirë për Realin. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori