Benzema i paarritshëm në La Liga, lë pas Messin dhe Ronaldon
Jo vetëm që është një nga bomber-at më fatal në nivel botëror, por Karim Benzema tashmë ka hyrë edhe në historinë e La Liga.

Sulmuesi francez i datëlindjes 1987 ka shënuar të dielën në fitoren e Real Madrid e rezultatin 3-2 ndaj Huesca, duke arritur në kuotën e 141 golave në La Liga.

Por cili është rekordi? Benzema ka arritur të shënojë kundër të 34 skuadrave me të cilat është përballur në La Liga gjatë karrierës së tij në Spanjë.

Francezi tashmë ka mundur edhe meksikanin Hugo Sánchez, që kishte arritur maksimalisht në 33 skuadra, në vitet ’80 e ’90 me fanellën e Atletico Madrid në katër sezone, Real Madrid (7) dhe Rayo Vallecano (1). Benzema nuk ndal së surprizuari. /albeu.com/

Shtuar më 01/04/2019, ora 20:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori