Benzema i vendosur për të ardhmen e tij, ja çfarë thotë për Realin
Benzema është lidhur shumë me një largim të mundshëm nga klubi i Real Madrid dhe kjo do ishte një tjetër humbje e madhe për "Los Blancos".

Por së fundmi sulmuesi francez i ka qetësuar të gjithë duke deklaruar se ka ndërmend të vazhdojë akoma me Real Madrid.

Ai dha një intervistë për mediat zyrtare të klubit, në të cilën foli për Lopetegui, objektivat për sezonin 2018-2019 etj.

Objektivat: “Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë tituj, sepse këtu qëllimi është gjithmonë të fitojmë së bashku. Në një nivel personal, unë dua të bëj më mirë se sezonin e kaluar. Duhet të vazhdoj të punoj për të bërë më shumë histori në këtë klub”.

Para sezonit: “Ne po bëjmë shumë punë dhe mjaft mirë në këtë periudhë parasezonale. E dimë se duhet kryer një punë e vështirë, por është e mirë për pjesën tjetër të sezonit”.

Lopetegui: “Ne e dimë se ai është një trajner që pëlqen të ketë posedimin e topit. Trajneri, gjithashtu, ka një ndikim të madh në punën kur humbim topin, presionin pas humbjes së topit”.

Titujt: “Nuk e kisha imagjinuar gjithçka, që po arrij, por kam nënshkruar me këtë klub për të fituar tituj, për të arritur suksese dhe për të bërë shumë gjëra të bukura. E dija se do të kisha vite të vështira, por asgjë nuk ndodh kot, sepse është klubi më i mirë në botë. Jam shumë i lumtur”. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2018, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori