Benzema: Jam më i mirë se në Lyon
Karim Benzema
Karim Benzema ndihet i lumtur në Real Madrid dhe beson se është duke u përmirësuar me kalimin e secilës ditë. Sulmuesi francez është duke kaluar periudhë të formës së mirë dhe beson se tani është duke treguar vlerën e tij të vërtetë për gjigantin madrilen.

Pas fillimit të vështirë të sezonit nën drejtimin e trajnerit të ri, Jose Mourinho, Benzema shënoi dy herë në mesjavë në fitoren e thellë 7-0 ndaj Malagës, goli i tij i tretë në tri ndeshjet e fundit. Ai ka shpjeguar serinë pozitive gjatë një interviste me të përditshmen sportive spanjolle, AS.

“Jam në formë të mirë fizike dhe sa herë që hyj në fushë, ndihem më mirë se herën e kaluar dhe të gjithë mund ta shohin këtë. Jam kthyer të jem vetvetja, Benzema i Lyonit, madje edhe më i mirë. Kam mësuar shumë gjëra pas transferimit në Real Madrid”, shtoi ai.
Shtuar më 06/03/2011, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori