Benzema kritika të ashpra ndaj Deschamps
Benzema mori një goditje të rëndë kur nuk u grumbullua nga Franca për Euro 2016, por francezi e mbylli me triumfin në Championsin. Për të Reali i Madridit ishte streha e duhur për ta kaluar këtë periudhë të vështirë me një sukses të jashtëzakonshëm në turneun më të rëndësishëm për klube.

“Mora një goditje në Botërorin e Afrikës së Jugës, por kjo që ndodhi para Europianit ishte edhe më e rëndë. Tani më duhet të ringrihem dhe të fitoj gjithçka mundem në karrierën time.”

Benzema i kursen sulmet ndaj trajnerit Deschamp .

“Aiu dorëzua para presionit të një pjese raciste të Francës. Duhet ta dini që në Francë Partia Ekstremiste arriti deri në raundin e dytë në zgjedhjet e fundit. Nuk mendoj se ishte thjesht një vendim i trajnerit, sepse me të por edhe me presidentin e Federatës ia kam kaluar shumë mirë.

planin sportiv nuk e kuptoj pse s’jam grumbulluar, ndërsa në planin gjyqësor, ende nuk jam shpallur fajtor. Në momentin që do të mendojnë se mund të grumbullohem, do të jem gati. Më pëlqen futbolli dhe të luaj me përfaqësuesen time. Në rrjetet sociale kam më shumë se 40 milionë fansa, ndërkohë që thonë se njerëzit nuk më duan. Kjo është qesharake", u shpreh Benzema.
Shtuar më 01/06/2016, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori