Benzema lë pas Ronaldon me gola
Karim Benzema e ka kaluar Cristiano Ronaldon në listën e golashënuesve më të mirë në top pesë ligat evropiane, falë het-trikut të tij në fitoren 3:0 të Real Madridit kundër Athletic Bilbaos.

Benzema i shënoi të gjitha tri golat për të bardhët në triumfin e të dielës në Santiago Bernabeu në La Liga.

Benzema i ka shënuar 21 gola në total deri tani në La Liga, më shumë se ish-sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili i ka shënuar 19 gola deri tani për Juventusin në Serie A.

Benzema ka shënuar përparim të madh në shënimin e golave krahasuar me sezonin e kaluar kur luante përkrah Ronaldos. Vetëm pesë gola në 31 ndeshje në La Liga sezonin e kaluar për francezin.

Mirëpo, sezoni aktual është i treti në karrierën e Benzemas që e kalon shifrën e 20 golave në ligën elitare spanjolle.

Por, nuk është vetëm numri total i golave me të cilin ai e kalon superyllin portugez.

Ronaldo njihet për gola të shumtë me kokë, ama Benzema i ka realizuar 11 gola në këtë mënyrë duke e lënë prapa portugezin dhe çdo lojtar tjetër në top pesë ligat kryesore evropiane. /albeu.com/



Shtuar më 22/04/2019, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori