Benzema mbetet ne Lion
Albeu.com
Karim Benzema nuk do të largohet nga skuadra e Lionit, të paktën edhe për një sezon. Këtë fakt e bën të ditur zëdhënësi i klubit Bernard Lakombe, i cili hedh poshtë të gjithë zërat e fundit që e shihnin atë larg skuadrës së Lionit.“Nuk kemi ndërmend ta shesim Benzemanë. Të paktën edhe për këtë sezon ai do të aktivizohet me ekipin tonë”, thekson Lakombe.

Në të njëjtën linjë me klubin qëndron edhe menaxheri i futbollistit. “Lioni nuk ka nevojë për para. Benzema dëshiron të qëndrojë në këtë skuadër deri në zhvillimin e kampionatit botëror”, sqaron menaxheri i tij, Karim Djaziri.
Shtuar më 13/06/2009, ora 22:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori