"Benzema mbetet nr.9 i Realit"
Pëlqej
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka insistuar se sulmuesi Karim Benzema mbetet zgjedhja e tij e parë, pavarësisht nga dekadenca e francezit në shënimin e golave javët e fundit. Ish-lojtari i Olympique Lyon ka dështuar ta gjejë rrugën e rrjetës në pesë ndeshjet e fundit të La Liga-s dhe u vërshëllye kohët e fundit nga fansat e tij në "Santiago Bernabeu".


Megjithatë, tekniku italian është i kënaqur me shfaqjet e sulmuesit francez dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë prejt tij së shpejti.

"Benzema ka vendin e tij brenda ekipit dhe mbetet pjesë e formacionit titullar në sulm. Vërtet nuk ka shënuar në ndeshjet tona të fundit, por unë kam shumë besim tek ai. Nuk kam folur me të mbas lojës sonë të fundit për shkak se nuk ka nevojë për këtë", u shpreh Ancelotti në konferencën për shtyp.

Ditët e fundit është përfolur për një intersim të Chelsea-t dhe veçanërisht të Jose Mourinhos për ta ripatur në skuadër, ndërsa Luis Suarez përflitet si zëvëndësuesi i tij te Reali. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2013, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori