Benzema: Mësoj nga videot e fenomenit Ronaldo
Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema frymëzohet nga ish-sulmuesi i kombëtares braziliane, fenomeni Ronaldo. Francezi bën të ditur që videot e ndeshjeve të Ronaldos shërbejnë si një guidë për të, pavarësisht këshillave që merr edhe nga Zinedine Zidane. 26-vjeçari nga Lioni shënoi dy gola në fitoren 4-2 ndaj Villarreal në kampionat fundjavën që lamë pas, duke barazuar rekordin e Ronaldos me 104 gola në të gjitha kompeticionet me fanellën e bardhë.


"Jam shumë i lumtur që kam arritur rekordin e një futbollisti të tillë. Së bashku me Zidane, mendoj se Ronaldo është futbollisti më i mirë në të gjithë historinë. Jam shumë i lumtur që kam shënuar kaq gola sa ai për Realin, dhe kjo gjë më jep kurajon të punoj akoma më shumë. Ronaldo më frymëzon shumë, së pari tek dëshira për të shënuar gol. E kam parë Ronaldon që fëmijë dhe tashmë shoh video të tij përpara çdo ndeshjeje2, është shprehur Zidane.

Gjithashtu Benzema nuk mungon të falenderojë edhe Zidane që aktualisht është zëvendës trajner në "Santiago Bernabeu", duke qënë krahu djathtë i Carlo Ancelottit.

"Zizu po punon mirë me të gjithë skuadrën, por është e vërtetë që ne flasim shumë së bashku. Zidane është si një vëlla i madh për mua. Më jep këshilla dhe më bën të punoj shumë sidomos në aspektin e shënimit të golave. Ai më këshilloi të lëvizja më shumë në shtyllën e parë ndaj Villarreal dhe aty shënova golin tim të parë", vijoi sulmuesi francez.

Gjithashtu Benzema nuk harroi të përmende dhe fillimin e dobët të sezonit duke theksuar se aktualisht po kalon një formë të mirë fizike, me shpresën që gjithçka të mbyllet me këtë ritëm. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2014, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori