Benzema në dyshim, Reali ka gati zëvendësuesin
Real Madridi po mendon për zëvendësuesin e Karim Benzema-së.

Skuadra spanjolle ka piketuar disa futbollistë e në krye të listës është Sadio Mane, sulmuesi i Liverpoolit.

Senegalezi ka lëshuar sinjale largimi nga Anfield Road dhe Realit nuk mund t'i shpëtonte diçka e tillë. Trajneri Zinedine Zidane e do shumë futbollistin shkruan AS dhe me shumë mundësi do të sulet fort për ta rrëmbyer.

"Los Blancos" kanë nisur ngacmimet me menaxherët e lojtarit. Trajneri Jurgen Klopp nuk do të humbasë futbollistin, por dëshira e Manesë mund të ndryshojë gjithçka.
Shtuar më 30/04/2020, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori