“Benzema nuk do të rikthehet kurrë te Franca”
Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet ka thënë se aventura e sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema me kombëtaren ka marrë fund. Benzema u largua nga Franca në vitin 2015 pasi u akuzua që kishte shantazhuar ish-shokun e skuadrës Mathieu Valbuena.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps nuk e ka ftuar Benzemanë në asnjë ndeshje për shkak të këtyre akuzave.
“Skandali Valbuena-Benzema e pati edhe një episod javën e kaluar, por ky proces nuk ka përfunduar ende. Kanë kaluar tre apo katër vite. Rasti duhet të ishte gjykuar shumë më shpejt dhe tani kjo gjë është kalbur për ne.

Unë nuk kam asgjë kundër Karimit, ai është treguar i mire për skuadrën e kombëtares, por mendoj se karriera e tij tanimë ka marrë fund me të kaltrit, veçanërisht pasi që nuk ka qenë në formë të mirë kohëve të fundit”, tha presidenti i federatës franceze. /albeu.com/

Shtuar më 10/10/2018, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori