Benzema për disa javë jashtë fushës
Sulmuesi i Real Madridit, francezi Karim Benzema nuk do të mund të ndihmojë skuadrën e tij në ndeshjen e radhës ndaj Espanyolit, e cila zhvillohet sonte në mbrëmje e vlefshme për La Ligën.

Francezi do të mungojë për shkak të lëndimit të pësuar pak ditë më parë. Trajneri i Los Blancos, Jose Mourinho ka konfirmuar lëndimin e Benzemas.

"Benzema është lënduar dhe për disa javë ai do të jetë larg fushës. Ai nuk do të luaj ndaj Espanyolit, por ai mund të mungojë edhe për ndeshjen ndaj Betisit. Benzema ishte në formë të mirë dhe do të jetë vështirë të zëvendësohet", ka thënë Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2011, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori