Benzema pranë largimit nga Reali, klubi kinez e mbulon me para
Aventura e sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema me kampionët në fuqi të Europës është drejt fundit. Francezi nuk po bind më me formën e tij dhe klubet kanë rinisur interesimet për të transferuar në skuadër bomberin 30 vjeçar.

Një ofertë e majme ka ardhur nga Kina, kampionat ku shihet si përfundim i aventurës për yjet e kalibrit botëror. Por ka qenë vetë Benzema që ka refuzuar ofertën për të luajtur në Kinë pasi kërkon të luajë ende në nivele shume te larta. Skuadra e Arsenal dhe Manchester United janë në pole position për të nënshkruar me qendër sulmuesin. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2018, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori