Benzema: Reali më siguroi jetën
Karim Benzema
Karim Benzema beson se ky do të jetë sezoni i tij shpërthyes. Sulmuesi i Real Madridit ka nisur të shënojë me vazhdimësi, por mbi të gjitha golat e tij sa vijnë e bëhen më spektakolarë, siç ishte ai kundër Ajaksit në Ligën e Kampioneve me një roveshatë. Sekreti është stërvitja intensive në fushë me Murinjon dhe ajo e personalizuar.

"Nëse rri e mendoj për pak minuta në qetësi të plotë, kuptoj që jam një nga njerëzit më me fat në botë. Jam një futbollist, luaj te Reali i Madridit dhe fatmirësisht kam hequr para të mjaftueshme mënjanë për vete dhe familjen time. Prandaj, nuk kam se çfarë të kërkoj më shumë. Megjithatë çdo ditë i dhuroj vetes stimuj të ri, ja pse golat e mi janë bërë më të shpeshtë e më të bukur. Sekreti im është stërvitja deri në frymën e fundit. Dhe ajo nuk mbaron vetëm në seancat e Murinjos, sepse edhe në shtëpi përveçse mbaj një regjim, punoj për t’u përmirësuar", tha bomberi francez. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2012, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori