Benzema shpëton Realin përballë Eibar (VIDEO)
Benzama është e vetmja gjë pozitive për Realin këtë sezon pasi francezi po kalon një nga sezonet me të mira në karrierë.

Ndeshja e sotme përballë Eibar në Santiago Bernabeu tregon edhe njëherë se klubi madrilen mezi po pret fundit e sezonit.

Pjesa e parë ishte një ndeshje e shëmtuar nga Reali ashtu si në shumicën e ndeshjeve këtë sezon që lënë për të dëshiruar këtë e tregoi edhe numri i tifozëve në stadium por edhe rezultati.

Pjesa e parë përfundoi në avantazhin minimal të miqve të cilët shënuan në minutën e 39’ me Cardona.

Pjesa e dytë kishte një rritje për skuadrën e Realit pasi një humbje në ndeshjen e sotme do të thellonte tepër krizën.

Për ta nxjerrë nga situata mendoi golashënuesi i Realit Karim Benzema i cili arriti të shënonte 2 gola për ti dhënë 3 pikë mjaft të rëndësishme ekipit të tij.

Francezi shënoi në minutën e 59’ për të barazuar rezultatin dhe në minutën 81’ për ti dhënë fitoren madrilenëve. /albeu.com/

Shtuar më 06/04/2019, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori