Benzema te Reali deri në 2022
Kohë rinovimesh në shtëpinë e Real Madridit.

Drejtuesit e Los Blancos kanë nisur nga puna për të vazhduar bashkëpunimin me Karim Benzema.

Sipas lajmeve që raporton AS, sulmuesi francez dhe presidenti i Realit, Florentino Perez janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për të zgjatur edhe me 2 vite bashkëpunimin aktual.

Karim Benzema i cili sapo ka mbushur 32-vjeç, është nën kontratë me Los Blancos deri në vitin 2021 por marrëveshja e re do të skadojë në 2023-in kur Benzema të ketë mbushur 35-vjeç dhe gjasat janë që ai ta mbyllë karrierën te Reali i Madridit.

Pavarsisht moshës në dy sezonet e fundit Benzema ka treguar që është një pikë referimi në sulmin e Realit teksa ka arritur të shënojë edhe 46 gola.
Shtuar më 30/12/2019, ora 22:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori