Benzema tregon arsyen pse vrapoi tek Mayoral që të festonte golin
Pëlqej
Karim Benzema shënoi dy gola në fitoren e mbrëmshme të Real Madridit ndaj Apoelit në Champions League.

Sulmuesi Madrilen u rikthye tek golat dhe festoi golat së bashku me të gjithë skuadrën, në veçanti festoi golin e parë me Borja Mayoral që gjendej në stol, përcjellë Albeu.com.

Francezi pas ndeshjes tregoi arsyen pse e festoi këtë gol duke vrapuar tek Mayoral.

”E festova golin me Borjan për arsye se e di që ai gjithmonë më shikon mua.”, ishin fjalët e Benzemas për media pas ndeshjes.

Nuk munguan fjalët as nga Mayoral i cili në rrjetin social Twitter e uroi Benzeman për dy golat:

”Urime për dopietën vëlla. Eshtë një kënaqësi të mësoj nga ti.”
Shtuar më 22/11/2017, ora 16:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori