Benzema zbulon arsyen se pse nuk kontakton me Mourinhon
Pëlqej
Karim Benzema ka zbuluar se nuk ka më kontate me ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho.

Sulmuesi i Real Madridit ka shënuar 182 gola në të gjitha garat për Merengues, por ai duket se nuk ka qenë i vetmi lojtar që ka pas zënka me trajnerin aktual të Manchester United, shkruan Albeu.com.

Fituesi dy herë i Ligës së Kampionëve me Porton dhe Interin, Mourinho erdhi në Madrid në vitin 2010 me qëllim që të sillte La Decime në Santiago Bernabeu. Ai kurrë nuk e fitoi atë, pavarësisht fitimit të La Ligës, por duket sikur lojtarët e tij përfunduan duke u kthyer kundër tij.

Njëri prej tyre është Benzema, ku ish-lojtari i Lyonit ishte i pëshfirë në një koment kur Mourinho e krahasoi duke e përdorur atë në 'gjueti me një mace dhe jo me qen' në një konferencë shtypi në 2011.

"Ishte fillimi i një marrëdhënie, jo gjithçka kishte qëllime të mira," tha Benzema për Canal +.
 
"Mendova se këto komente e bënë të qeshur dhe megjithëse kishte respekt, por fillova të bëhesha i irrituar.
 
"I thashë atij se e respektoja atë, por respekti midis një trajner dhe një lojtari duhet të jetë neutral dhe pas kësaj nuk ka pasur më shumë komente". përfundoi Benzema. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2017, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori