Benzema: Zidane për mua është si një vëlla i madh
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka folur për marrëdhënien e tij shumë të fortë me trajnerin Zinedine Zidane duke e cilësuar si vëlla të madh.

"Është shumë e fortë", ka thënë fillimisht Benzema për Le Quotidien kur u pyet për marrëdhënien e tij me Zidanen.

"Është një marrëdhënie që filloi shumë kohë më parë, e takova para se të ishte trajner dhe ai më ndihmoi shumë. Ne flasim për futboll dhe jetën, ai është si vëllai im i madh dhe më ka ndihmuar shumë".

"Është më shumë se miqësia, është sikur ai është pjesë e familjes sime, por kjo nuk e ndalon atë që të më qortojë ose në anën tjetër".

"Koha ime në Real Madrid që nga viti 2009 ka qenë e pabesueshme, me kalimin e kohës, duket shumë e çuditshme për mua".

"Jam krenar për mënyrën se koha ime këtu shkuar. Nuk është keq për karrierën e një futbollisti, veçanërisht duke qenë në një nga klubet më të mira në botë".

"Ndihem mirë në këtë klub. Ky sezon ka qenë i komplikuar sepse nuk kemi arritur tituj, por personalisht për mua ishte mirë dhe dua të vazhdoj këtë përmirësim", përfundoi francezi.
Shtuar më 17/05/2019, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori