Pas humbjes ndaj Romës e treta në 6 takime në të cilat ka grumbulluar vetëm 7 pikë, Fiorentina po përgatitet të shkarkojë trajnerin
Beppe Iacchini, një sinjal ky që sipas mediave italiane lidhet me emërimin në
stolin e skuadrës vjollcë të Maurizio Sarrit.
Presidenti Roco Commiso e ka arritur akordin me ish-teknikun e Juventusit dhe tashmë firma është thjeshtë një formalitet. Kjo javë mund të jetë vendimtare që
Sarri të ulet në një tjetër stol të Serie A pas Empolit, Napolit dhe Juves, pikërisht në
stolin e
Fiorentinës.
Pasi zgjidhi kontratën me bardhezinjtë,
Sarri është i destinuari për t’u ulur në
stolin e
Fiorentinës.
Shtuar më 03/11/2020,
ora 12:05