Beppe Marotta, një hap larg Interit
Beppe Marotta dhe Interi janë shumë pranë fillimit të një martese të re. Ish drejtori Juventusit u takua me presidentin Suning, duke u pyetur nga gazetarët. Po ai u përpoq mos jepte asnje deklaratë duke shmangur mikrofonat por theksoi vetëm kaq “Ndjenjë Pozitive”.


Menaxheri lombard, i liruar nga bardhezinjtë pas më shumë se 8 vitesh, është duke u përgatitur për të filluar një aventurë të re te njëri nga rivalët “par excellence” të kampionëve italianë, Interi. Në këtë drejtim pritet vetëm zyrtarizmi. Çfarë ironie e fatit ky emërim, që mund të vijë vetëm pas Juve-Inter.

Ndërkohë, Marotta duket se po përgatit strategjitë për të ngritur më tej projektin “Suning”. Nga intriga “Chiesa” deri te sensacioni “Milinkovic-Savic”, merkato zikaltër është gati të ndizet. /albeu.com/

Shtuar më 21/11/2018, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori