Beqaj refuzon Turqinë dhe Greqinë
Pëlqej
Albeu.com
nga Athina RAMADAN BIGZA (sportishqiptar)I qetë, i saktë, i qartë në mendimet e tij, Arian Beqaj, u prononcua mbrëmë për "Sportin shqiptar". "Jo, nuk mund të shkoj. Dua t'i përkushtohem gruas sime dhe fëmijës që sapo ka lindur.Pasaporta
Emri: Arian
Mbiemri: Beqaj
Vendlindja: Prizren
Vendbanimi: Athinë
Datëlindja: 20.08.1975
Shenja horoskopit: Luani
Pesha: 82 kilogramë
Gjatësia: 188 centimetër
Ndeshje në kampionatet greke: 182
Ndeshje me ekipin kombëtar: 15

Nuk kam asgjë tjetër, por vika një ditë, që krahas sportit, njeriu duhet të ndjejë përgjegjësi edhe për familjen. Unë e dua futbollin dhe ashtu siç ju kam thënë edhe më parë, momenti më i gëzuar në jetën time, ka qenë ai kur unë kam veshur për herë të parë fanelën e kombëtares së Shqipërisë. Kam kontribuar aq sa kam pasur mundësi dhe asnjëherë nuk më ka munguar vullneti i mirë për t'i shërbyer kombëtares. Për të kam qenë gjithmonë i gatshëm",- tha kapiteni i Jonikosit.
Pas largimit të Strakoshës, u duk se porta do të kishte pronar Beqajn, si i vetmi njeri me një përvojë të gjatë në takimet ndërkombëtare, por që ka treguar edhe një formë të shkëlqyer në kampionatin grek. Aktualisht Arian Beqaj është futbollisti që i ka luajtur të plota të 22 ndeshjet e këtij kampionati, duke u shpallur disa herë edhe portieri më i mirë i tij. Largimi i tij i përkohshëm nga kombëtarja, pikërisht kur ai është në kulmin e tij, përbën enigmën më të madhe që deri tani nuk e mësoi dot askush. Megjithatë kosvari është i qetë. Ai nuk di të shajë e të fyej, por brengën e ka mbajtur brenda vetes. Kur thotë se do të rrijë pranë familjes, Beqaj sigurisht që ka të drejtë. Por njeriu që ka sakrifikuar shumë, sigurisht që ka ndjerë edhe zhgënjimin. Megjithatë ai nuk ka dëshirë të flasë, nuk ka dëshirë të kujtojë. Beqaj është i matur në fjalët e tij dhe asnjëherë nuk është ngutur për të folur. Gazetarëve u kujtohet mirë largimi nga Tirana, pas ndeshjes me Ukrainën. Edhe pse ai pësoi një zhgënjim të madh nga trajneri i tij, përsëri Beqaj nuk e dha veten, por si njeri shpirtmadh, pa bërë asnjë fjalë, mori rrugën drejt Athinës, familjes së tij të re, drejt Nikias, kryeqendrës së skuadrës së tij, Jonikos, kapiten i të cilit është që nga fillimi i këtij kampionati.
Arian Beqaj me formën dhe sjelljen që ka treguar gjatë 8 vjettëve të tij të aktivizimit me OFI-n dhe tani me Jonikos, mbetet një nga krenaritë e sportit tonë në vendin fqinj. Të 182 ndeshjet e zhvilluara, janë secila një fletë më vete e arkivit të tij të pasur sportiv. Beqaj, tha mbrëmë se nuk jam i gatshëm për të qenë pranë ekipit në dy ndeshjet e radhës për Botërorin 2006, por ai nuk tha se jam larguar përfundimisht nga kombëtarja, ose nuk do të luajë në këtë kombëtare për sa kohë të tjetë trajner i saj, Brigel. Jo, ai nuk i tha këto fjalë.
Siç thashë në fillim të këtij shkrimi, ai foli shkurt, qartë dhe saktë: "Nuk mund të shkoj. Dua t'i përkushtohem gruas sime dhe vajzës së porsalindur".
Kështu foli për "Sportin shqiptar" kosovari që lindi në Prizren, u formua në Tiranë, bëri emër në Kretë dhe po shkëlqen në Athinë.
Shtuar më 18/03/2005, ora 21:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori