Berbatov: Deri në fund të karrierës në Manchester United
Albeu.com
Sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, ka deklaruar se dëshiron që karrierën e tij ta përfundojë në Old Trafford.“Nëse nuk do të mund të jem i lumtur këtu, nuk do të jem askund. Gjithçka është sikur më pat thënë Rayan Giggs. Ai këtu është që nga fillimi dhe nuk dëshiron të luajë diku tjetër. Unë jam këtu dhe nuk dua të shkoj askund”, ka thënë sulmuesi bullgar.

“Ndonjëherë më ndodh të qëndroj në shtëpi dhe të mendoj, ‘Ej unë jam në Manchester United! Jam njeriu më me fat’. Kjo është gjë e mrekullueshme. Por duhet të vazhdoni të luftoni në çdo ndeshje”, ka thënë Berbatov.

Berbatov shënoi dy golat e tij të parë me Manchester United në ndeshjen e fundit, në udhëtim tek Aalborg, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Shtuar më 02/10/2008, ora 18:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori