Berbatov: Refuzova Manchester Cityn dhe Chelsean
Albeu.com
Sulmuesi bullgar, Dimitar Berbatov, ka zbuluar se ka pasur rastin që të kalojë në Chelsea apo Mancheseter City në ditën e fundit të afatit kalimtar, por ëndërr e tij gjithmonë ka qenë të luajë për Manchester United.Në intervistën e parë si futbollist i Manchesterit, Berbatov ka thënë se kurrë nuk do të kishte nënshkruar për dy klubet e sipërpërmendura, edhe pse të dyja kishin dërguar oferta të pasura në ditën e fundit të afatit kalimtar.

“Nëse dëshiroja të luaj për para, do ta pranoja ofertën e Manchester Cityt ose Chelseat. Por unë dua të luaj për klubin më të madh në botë dhe për këtë arsye jam këtu”, ka thënë 27-vjeçari.

“Qëllimi im ishte të vesh fanellën e kuqe. Jam vërtet i gëzuar që nënshkrova për ekipin për të cilin kam një dëshirë vërtet të madhe të luaj. Është ekipi më i mirë. Tash duhet punë, të përshtatem me ekipin, ta luaj lojën time dhe t’i gëzoj tifozët”, ka thënë Berbatov.
Shtuar më 04/09/2008, ora 02:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori