Berbatov shpëton Manchester Unitedin (VIDEO)
Manchester United fiton me vështirësi në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Old Trafford kundër Bolton. Lideri i Ligës Premier, Manchester United, ka regjistruar fitore minimale prej 1-0.

Djajtë e Kuq gjatë gjithë ndeshjes patën vështirësi për të shënuar, dhe sikur nuk mjaftonte kjo, në minutën e 76-të, Manchestr mbetet me një lojtar më pak pasi Jonathan Evans përjashtohet me karton të kuq.

Por, dy minuta para përfundimit të ndeshjes, Dimitar Berbatov shpëton Unitedin duke shënuar golin tre pikësh.

Me këtë fitore, United rrit diferencën ndaj Arsenalit në pesë pikë, pasi Topçinjtë barazuan kundër West Bromwichit. /albeu.com/


Shikoni golat:


<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=m3IQev7q10fCLXPm" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />
Shtuar më 19/03/2011, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori