Berbatov shumë afër kalimit te United
Albeu.com
Sipas "Evening Standard", sulmuesi i Tottenhamit, Dimitar Berbatov, është shumë afër realizimit të ëndrrës së tij për t’u transferuar te Manchester United për 22 milionë funte.Mësohet se Spursat janë shumë afër për të nënshkruar me një sulmues tjetër dhe kjo është arsyeja që ata tani janë të gatshëm për ta lëshuar bullgarin, mirëpo skuadra është e vendosur për të fituar sa më shumë nga shitja e tij.

Cili do të jetë sulmuesi tjetër i Tottenhamit nuk dihet, mirëpo dihet se ata kanë kërkuar shërbimet e yllit të Zenit St Petersburg, Andrei Arshavin, dhe lojtarit të Spartakut të Moskës, Roman Pavlyuchenko.
Shtuar më 13/08/2008, ora 00:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori