Një berber në Angli iu ka ofruar mundësinë klientëve të tij që të fitojnë
qethje falas në
rast se arrijnë ta mposhtin në
videolojën “
Fifa 20”.
“CSF Barbering”, një berberhane për meshkuj, e vendosur në zemër të Nottinghamit, e ka vendosur në lokal një “Playstation 4” në mënyrë që klientët dhe berberët të luajnë me njëri-tjetrin.
Sidoqoftë, në
rast të fitores së berberit, atëherë klienti duhet ta paguajë dyfishin e faturës së qethjes.
Shtuar më 13/10/2019,
ora 16:30