Bëri dalje të gabuar, kjo është nota e Strakoshës në derbi ndaj Romës
Derbi i shumëpritur mes Lazios dhe Romës përfundoi me fitoren verdhekuqve me rezultat 3-1.

Skuadra e drejtuar nga Di Francesco zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe e kërkoi më shumë golin, ndërsa nga ana tjetër Lazio nuk u tregua shumë e zhdërvjellët në sulm.

Në këtë ndeshje ra në sy dhe paraqitja e portierit të Kombëtares sonë, Tomas Strakosha i cili bëri shumë pritje vendimtare, por në rastin e golit të parë të Romës bëri një dalje të gabuar. Ndërsa pas ndeshjes shqiptari është vlerësuar me notën 6.
Shtuar më 29/09/2018, ora 21:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori