Bëri ndërhyrje të frikshme, Aubameyang kërkon falje publik
Sulmuesi dhe kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, ka kërkuar falje publike për ndërhyrjen e ashpër që bëri kundrejt Max Meyer.

Bomberi nga Gaboni shënoi golin e parë të sfidës në barazimin 1-1 ndaj Crystal Palace, si dhe u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj lojtarit gjerman në minutën e 68-të.

Për këtë ndërhyrje të tij, Aubameyang shkroi: “Shpresoj që Max Meyer të rikuperohet sa më shpejt. Unë sinqerisht nuk doja të bëja një ndërhyrje të tillë kaq të ashpër.

E vlerësoj të gjithë skuadrën që luftoi deri në fund për të fituar, por për fat të keq, në fund largohemi me vetëm një barazim. Vazhdojmë përpara”, shkroi Aubameyang.
Shtuar më 11/01/2020, ora 21:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori