Bëri ndërhyrjen më të rëndë të vitit, ky është dënimi i dhënë për Son
Koreano-jugori Heung Min Son pati natën më të keqe pa dyshim prej që luan futboll, ndaj Evertonit, vikendin që lamë pas.

Në një ndërhyrje që nuk dukej aspak e ashpër, Son i theu këmbën lojtarit të Everton, Andre Gomes.

Federata Angleze e futbollit ka vendosur që ta dënoj sulmuesin me 3 paraqitje kalendarike, duke e arsyetuar vendimin si karton i kuq i pa qëllimshëm.

Son u dërgua jashtë lojës nën lotët që i rrjedhnin në vazhdimësi, dhe besoni apo jo fitoi përkrahjen e secilit tifozë në botë.
Shtuar më 06/11/2019, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori