Bëri paraqitje fantastike ndaj Sionit, Lenjani në formacionin e javës në Zvicër (FOTO LAJM)

Ermir Lenjani po kalon nëpër një formë të mrekullueshme në kampionatin zviceran.

Në ndeshjen ndaj Luzernit, mbrojtësi nga Kamenica ishte më i miri në fushë për skuadrën e tij Sion.

Sion nuk arriti më shumë se një barazim 1-1, por që në këtë takim shkëlqeu Lenjani që asistoi në golin e shënuar nga Kasami.

Përveç asistimit të mrekullueshëm, ylli i Kombëtares së Shqipërisë ishte fantastik në mbrojtje duke neutralizuar sulmuesin anësor të Luzernit, Schneuwly.

Lenjani doli përpara në disa raste dhe harkoi mirë në zonë por që sulmuesit e skuadrës së tij nuk arritën t’i kthenin në gol harkimet fantastiket të tij.

E falë ndeshjes së mrekullueshme ndaj Luzernit, mbrojtësi këmbnëshpejtë është përfshirë në formacionin e javës në Zvicër nga sportalhd.com.

Përveç Lenjanit në formacionin më të mirë janë edhe Fickentscher, Rochat, Van der Werff, Spielmann, Sigurjonsson, Gvilia, Schurpf, Assale, Nsame, Gerndt.

28-vjeçari po kalon nëpër një formë të lartë, dhe pritet që në fund të sezonit të ndërroj skuadër dhe të luaj në një kampionat më të lartë si Bundesliga ose Serie A. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori