Bëri sezon fantastik me Ajax-in, klubi merr vendimin për Erik Ten Hag
Erik Ten Hag, trajneri i Ajaksit ka rinovuar deri në vitin 2022, me skuadrën e Amsterdamit dhe kështu është shpërblyer për sezonin e shkëlyqer që bëri.

Kontrata e tij skadonte në 2020, por klubi holandez vendosi që t’ia rinovojë për dy vite të tjera, kjo për të treguar se projekti i Ajaksit do bazohet mbi të.

Sezoni që lamë pas ishte një sezon ëndërrash për të dhe Ajaksin, kjo pasi fituan Kupën e kampionatin dhe shkuan një frymë larg finales së Ligës së Kampionëve duke skualifikuar Realin dhe Juventusin.
Shtuar më 20/06/2019, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori