Berisha afër transferimit në Seria A
Valon Berisha mund të transferohet te Sampdoria gjatë merkatos së verës.

Sikurse raportojnë mediat italiane, mesfushori i Kombëtares së Kosovës dhe Salzburgut në kampionatin austriak, shihet një kandidaturë e rëndësishme për të marrë vendin e Praet.

Trajneri Gianpaolo, që do të vazhdoje të jetë në krye të pankinës së skuadrës gjenoveze, e pëlqen shumë 25-vjeçarin, që spikati në ndeshjet e Europa League me ekipin austriak.

Mes klubeve mësohet se ka mirëkuptim total për çmimin e kartonit dhe tashmë pritet vetëm përgjigjja përfundimtare e mesfushorit, që kërkohet edhe nga klube të tjera të rëndësishme në Europë.


Shtuar më 05/06/2018, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori