Besart
Berisha vijon të shënojë në
Australi, duke ndihmuar ekipin e tij që të fitojë në transfertë 0-2 ndaj Adelaidë.
Goli i dytë u shënua pikërisht nga sulmuesi nga Kosova.
Berisha e nisi si titullar ndeshjen dha asistin në golin e parë, ndërkohë që në minutën e 68-të vulosi fitoren për skuadrën e tij, që mbetet në vendin e dytë në renditje me 29 pikë.
Ky ishte
goli i 11-të në kampionat për sulmuesin, i cili kryeson renditjen e golashënuesve. Besarti po kalon një formë mjaft të mirë, duke qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit për të disatën vit radhazi.
Shtuar më 07/01/2017,
ora 14:20