Berisha dhe Cana në pub, i urojnë fat Kombëtares (FOTO LAJM)

Kryeministri i vendit Sali Berisha mori pjesë në mbrëmjen gala të rinjve Tirana Teens të organizuar në një nga pub-et e kryeqytetit. Berisha i cili shoqërohej në këtë aktivitet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Luzim Basha, gjatë fjalës së tij përshëndeti të rinjtë për këtë nismë teksa i uroi fitore dhe Kombëtares shqiptare, e cila luan nesër ndaj Norvegjisë.

"Dua të shpreh admirimin tim të pakufishëm për të gjithë ju që për me së një muaj rrjesht ndoqët garën më të fuqishëm që kryeqyteti ka njohur në tërë historinë ë tij. Gara është ajo ku shkëlqejnë aftësitë intelektuale fizike të njeriut. Dua të shpreh admirim tim për të gjithë ju të ri dhe te reja, guximtarë se të gjithë ata që kanë guxim ata ndjekin gare. Guximi është themel i cdo suksesi, gjithnjë fitojnë vetëm ata që guxojnë. Urimet ja bëmë njeri-tjetrit, tani gjithë së bashku kombëtares tanë dhe kapitenit Lorik Cana dhe të gjithë ekipit që udhëheq dhe drejton, fitore", u shpreh Berisha, pasi i dha gjimnazit "Ismail Qemali" si shkolla më e mirë në art dhe sport.

Në mbrëmjen gala spikati edhe prania e kapitenit të Kombëtares Lorik Cana dhe modeles shqiptare me famë botërore Angelina Martini.

Tirana Teens është një projekt ambicioz që zhvillohet për të parën herë, për të rinjtë e kryeqytetit. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Rinor, ka iniciuar dhe mbështetur projektet sportive dhe artistike në çdo njërën nga 24 shkollat e mesme te Tiranës, ku qindra të rinj u investuan në projektet e tyre artistike dhe për herë të parë secila shkolle realizoi sfidën të ndërtoje dhe realizojë një spektakël muzikor tërësisht mbi baza profesionale. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2013, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori