Berisha e Cana fitojnë derbin me Hysajn, fiton edhe Napoli (VIDEO)
Lazio ka mundur thellë 4-0 Empolin dhe e sheh veten tashmë në vend të dytë, kjo falë edhe barazimit të Romës përballë Torinos. Skuadra e Stefano Piolit nuk e ka vënë në asnjë moment në dyshim ndeshjen duke e dominuar atë përgjatë 90 minutave.

Autorët e golave për lacialët janë: Mauri 4, Klose 31, Candreva 44 dhe Anderson 53, përcjell Portali Albeu.

Kujtojmë që dy shqiptarët Etrit Berisha dhe Lorik Cana kanë qënë titullarë përgjatë gjithë lojës, sikurse edhe Elseid Hysaj për Empolin.

Fitore e rëndësishme edhe për Napolin përballë Fiorentinës. Një gol i Mertens në minutën e 23 të ndeshjes, një i Hamsik në të 71-ën dhe një i Callejon në të 89-ën i kanë dhënë fitoren axurrëve që i marrin vendin e katërt vjollcave. /albeu.com/

Rezultatet e ditës së sotme në Serie A:

Cesena 0 - 1 ChievoVerona
Atalanta 2 - 1 Sassuolo
Lazio 4 - 0 Empoli
Napoli 3 - 0 Fiorentina
Torino 1 - 1 Roma
Udinese 1 - 3 Palermo
Milan 20:45 Sampdoria


Torino 1-1 Roma:



Lazio 4-0 Empoli:


laz1_all by dewanvideos

Napoli 3-0 Fiorentina:


نابولي يتقدم 2/0 علي فيورنتينا by korabia2

Shtuar më 12/04/2015, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori