Berisha e pranon: Gabuam shumë ndaj Empolit
Atalanta ka pësuar një humbje drastike ndaj Empolit, me rezultat 3-2. Kjo humbje vjen menjëherë pas fitores së madhe kundër Interit 4-1.

NW këtë ndeshje portieri shqiptar, Etrit Berisha, bëri të pamundurën me hedhjet e tij, por nuk mundi të shpëtojë skuadrën nga humbja.

29-vjeçari e pranoi se skuadra e tij bëri shumë gabime, por shpreson që ato mos të përsëriten në ndeshjen e ardhshme kundër Napolit.

“Për fat të keq kemi bërë një ndeshje jo si zakonisht, por ekzistojnë edhe ditë të këqija”.

“Më vjen keq si shkoi, ishim në avantazh 2-0, ndoshta menduam se ndeshja u mbyllë. Gabuam shumë, nuk i kemi bërë gjërat ashtu siç planifikuam para ndeshjes”.

“Napoli? Mungon Ilicic, por kemi shumë lojtarë që mund të bëjnë mirë. Duhet të përpiqemi të bëjmë një paraqitje të mirë ashtu siç jemi mësuar të bëjmë”.

“Sfidojmë një skuadër që luan shumë mirë, por ne do përpiqemi të bëjmë lojën tonë”, ka thënë Berisha, shkruan TuttoMercatoWeb.

Pas 13 xhiros Atalanta renditet në vendin e nëntë me 18 pikë.

Vlen të theksohet se nga minuta parë për zikaltrit luajti mbrojtësi Berat Gjimshtiti, kurse për vendasit Frederik Veseli.
Shtuar më 26/11/2018, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori