Berisha i bashkohet Kombëtares, pritet edhe Vrioni
Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Florian Kamberi dhe Lindon Selahi janë futbollistët e vetëm të cilët janë grumbulluar nga trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja për dy sfidat e muajit tetor ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë për Nations League dhe nuk janë lejuar nga klubet e tyre për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

Kjo për vetë faktin pasi Etrit Berisha ka marrë dritën jeshile nga Spal dhe i është bashkuar kombëtares ditën e djeshme ndërkohë që sot siç ka raportuar edhe Supersport nga stërvitja e paradites pritet sulmuesi i talentuar Giacomo Vrioni i cili gjithashtu është lejuar nga klubi i tij Juventusi të bashkohet me kuqezinjtë.
Shtuar më 08/10/2020, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori