Berisha i shënon ish skuadrës, por nuk feston (VIDEO)
Besart Berisha shënoi sot golin e fitores për Melbourne Victory pikërisht ndaj ish ekipit të tij, Brisbane Roar. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 dhe skuadra ku aktivizohet shqiptari e sheh veten në vendin e parë me 3 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.

Valeri shënoi golin e parë për Melbourne që në minutën e 7, ndërkohë që Berisha realizoi pesë minuta më pas.

Goli i Mckay në pjesën e dytë të ndeshjes për Brisane vleu vetëm për statistikë.

Kjo ishte ndeshja e parë e Berishës në "Suncorp Stadium" të Brisbane Roar pas 11 muajsh. Berisha nuk e festoi golin kundër ish-skuadrës së tij duke treguar rrespekt për të kaluarën.

Ky është goli numër 13 për Berishën në 25 ndeshje. /albeu.com/


Shtuar më 15/04/2015, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori