Berisha largohet nga Lazio
Portieri shqiptar i Lazios, Etrit Berisha, në fund të këtij sezoni pritet të shitet nga klubi italian për t’ia liruar hapësirën një portieri të ri.

Gazeta “Il Tempo” raporton se Lazio do t’ia vazhdojë kontratën portierit Federico Marchetti, derisa Berishën pritet ta shesë në fund të sezonit.

Gardiani kosovar u transferua te Lazio në vitin 2013, por nuk arriti që të bëhet portieri i parë para Marchettit.

Berisha iu bashkua Lazios nga kampionati suedez dhe skuadra Kalmar, ku më parë ishte transferuar nga 2 Korriku i Prishtinës.
Shtuar më 02/01/2016, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori