Berisha mbron Panuccin, zbulon problemin kryesor të Shqipërisë
Etrit Berisha, portieri i kombëtares së Shqipërisë, ka qenë një nga të paktit që nuk ka patur faj në humbjen 4-0 të pësuar në Nations League kundër Skocisë. Në përfundim të ndeshjes, në një intervistë të dhënë për RTSH, ai ka thënë:

“Nuk kisha mundësi të bëja diçka për kombëtaren,m por këto gjëra ndodhin. Do jetë dobësia më e madhe nëse ulim kokën dhe dorëzohemi”.

Në lidhje me momentin negativ të kombëtares: “Kemi bërë ndeshje të mira dhe më pak të mira. Janë shumë faktorë. Kemi vështirësi kur nuk luajmë për t’u kualifikuar apo për diçka më të madhe. Në këto raste dalin në pah gjëra të tjera, si cilësia e lojtarëve”.

Eliminatoret e Europianit: “Duhet të përmirësohemi dhe duhet ta dimë se çfarë ekipi jemi dhe çfarë mundësish kemi. Nëse nuk jemi të përqendruar, atëherë çdo gjë bëhet më e vështirë. Të gjithë luajnë mirë futboll tani dhe ne duhet të gabojmë sa më pak. Në ndeshjet e fundit kemi bërë shumë gabime, disa fatale”.

Lojtari që bën diferencën: “Mungesa e një lideri? Nuk është vetëm çështje lideri. Ka edhe disa mundësi të tjera. Nuk kemi gjetur akoma një lojtar që bën diferencën. Si ekip duhet të japim gjithmonë më shumë se 100 për qind nëse duam të arrijmë një objektiv”.
E ardhmja e Panucci-t: “Mendoj se trajneri ka bërë shumë gjëra të mira. Nuk mund të kritikohet vetëm trajneri. Secili nga ne ka përgjegjësi”. /albei.com/

Shtuar më 18/11/2018, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori