Berisha: Messi, yll i yjeve
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nuk është fans i çmendur i futbollit por përballë 4 "Topave të Artë" të Lionel Messit as ai nuk mund të rrinte pasiv.

Në rrjetin social Facebook Berisha ka shprehur gjithë admirimin e tij për yllin argjentinas duke e quajtur yll të yjeve.

"Te dashur miq. Sonte ishte nata e yllit te yjeve te futbollit, argjentinasit Leo Messi, qe u shpall për të katërtën herë kryefutbollisti i botës, "Topi i artë" i futbollit botëror. Leo Messi, (apo nuk e ka mbiemrin si shqiptar ) herë-herë me duket si hyji tokësor i futbollit dhe suksesit te tij, pasi tek ai janë shkrirë mrekullisht njerëzorja por dhe mbinjerëzorja, talenti i rrallë, përformanca fizike dhe psikologjike e përsosur me shpirtin e fitimtarit. Duke uruar se bashku superyllin e futbollit te planetit për rekordin e tij historik me duhet t’ju pohoj miqtë e mi te dashur se unë shoh tek secili prej jush një Leo Messi te vërtetë ne fitoren e betejës se ardhme elektorale, e madje, në shembullin e tij, edhe te katërtën, pra tjetrën pas saj", shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2013, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori