Berisha: Ndihem mirë te Atalanta, Izraeli ndeshje vendimtare
8 ndeshjet e fundit si titullar, 6 gola të pësuar por në 6 sfidat e fundit ai e ka ndihmuar Atalantën të grumbullojë 16 pikë me 5 fitore dhe një barazim. Etrit Berisha po kalon një moment fantastik në aventurën e tij të re në Bergamo ku ka arritur të fitojë besimin e trajnerit Gasperini, duke ulur në stol Sportiellon.

“Në Bergamo shkova me qëllimin për të treguar aftësitë e mija dhe të ndihmoja ekipin që të ngjitej sa më lart. Klubi dhe trajneri më kanë bërë të ndihem shumë mirë. Kemi nisur një aventurë të mirë dhe shpresoj të vazhdojmë sa më gjatë”.

Portieri kuqezi ndalet më tej edhe tek ndeshja e 12 Nëntorit në “Loro Boriçi” kundër Izraelit.

“Më Kombëtaren kemi një ndeshje deçizive. Mendoj që kemi mundësi të mira për të arritur në vendin e dytë. Për fat të mirë të gjithë lojtarët duken në formë të mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne. Kjo ndeshje duhet të na gjejë në formën më të mirë të mundshme”.
Shtuar më 31/10/2016, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori